Ulet numri i pushuesve në plazhe
Numri i pushuesve në plazhet e Lezhës këtë vit është ulur me 20 deri në 30%. Shqetësimi është ngritur nga Shefi i Agjencisë së Bregdetit Bardhok Frroku gjatë një takimi të zhvilluar ne prefekturën e Lezhës.
Prefekti i Lezhës Eduart Ndreca u ndal tek problemet që janë hasur këtë vit në zonat bregdetare, problemet me higjienën, hapësirat publike dhe motorët e ujit.
Edhe për policinë kufitare, problem mbeten motorët e ujit ku në dy lejet e dhëna nga bashkia, njëra e cila ndodhet brenda portit përben rrezik e ndërsa mungesa ka edhe tek sinjalistika e nevojshme për këto subjekte.
Ndërkohe administratoret e kane vene theksin tek shqetësimi per bombolat e gazit në Shëngjin dhe mungesa e një urgjence në Tale.
Ketë sezon, Policia e Shtetit ka vendosur ne plazhe patrullat me motora e biçikleta qe duket se kane gjetur edhe mbështetjen e vete pushuesve.




