Ulet ndjeshëm numri i klandestinëve sirianë dhe vendeve të tjera nga Lindja e Mesme që hyjnë ilegalisht në territorin shqiptar nga kufiri me Greqinë. Edhe ata që vazhdojnë të shkelin në Shqipëri, kur kapen nga policia kufitare kërkojnë të kthehen  andej nga kanë ardhur, në Greqi.

 

Këto zhvillime të reja sa i përket rënies së numrit të klandestinëve dhe rikthimit të tyre në Greqi pa i trajtuar në qendrën e emigrantëve në Babru të Tiranës kanë disa arsye. Rënia e fluksit shpjegohet me vështirësitë në rritje të motit për klandestinët që ndërmarrin aventurën e kalimit ilegal të kufirit në rrugë tokësore.

 

Ndërkaq, refuzimi dhe mbyllja e dyerve nga disa vende pritëse me Shqipërinë, ndikon drejtpërdrejt në uljen e fluksit klandestin. Shqipëria me qëndrën e saj pritëse në Babru, nuk afron më strehë dhe trajtim për refugjatët e Lindjes së Mesme. Referuar të dhënave të policisë kufitare, rreth 800 kandestinë janë kapur që nga fillimi i vitit pasi kanë hyrë nga kufiri tokësor me Greqinë.

 

Në kushtet kur qëndra e trajtimit të tyre në Babru ka një kapacitet pritës për afro 300 persona, dashur pa dashur është krijuar një problem më vete strehimi dhe ushqimi I klandestinëve mbi kapacitetin e qëndrës. Zgjidhja është gjetur duke i kthyet klandestinët sirianë dhe të tjerë përsëri andej nga kanë deklaruar ardhjen; në Greqi.

 

Madje ka të dhëna se edhe vetë refugjatët e kërkojnë rikthimin në kampe apo qëndra në Greqi, në pamundësi qëndrimi të mëtejshëm në Babru të Tiranës. Në këtë qëndër mësohet se aktualish vetëm familje klandestinësh apo  ata me nevoja emergjente dhe rethana që I pengojnë autoritetet ti deportojnë drejt Greqisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *