Subscribe

4 here ne muaj te gjitha urgjencat kirurgjikale priten nga spitali “Shefqet Ndroqi”. I njohur si sanatoriumi, çdo dite te mërkurë, rastet urgjente nga Tirana dhe rrethet mbërrijnë këtu. Grafiku i vendosur nga Ministria e Shëndetësisë për te ulur ngarkesën ne Qendrën Spitalore ka nisur te funksionoje. Koordinatori i urgjencës ne spitalin “Shefqet Ndroqi”, Ylli Ziçishti tregon për skemën e re te pritjes dhe trajtimit te rasteve urgjente.

 

Te paktën deri tani, çdo te mërkurë ne sanatoriumin e Tiranës shkojnë rreth 50 urgjenca kirurgjikale. Ndërsa ne ditë te tjera ne QSUT kjo shifër arrin ne 130 raste.

 

Grafiku i ndarjes se urgjencave kirurgjikale mes dy Spitaleve Universitare ne Tirane do te jete i përhershëm.

 

Te vetmet raste qe do te vijojnë te trajtohen ne QSUT janë urgjencat e pediatrisë dhe neurokirurgjia .

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *