Subscribe

Kjo e premte shënoi uljen e avionit të parë në aeroportin e Kukësit, duke i hapur në këtë mënyrë rrugën udhëtimeve komerciale. Ky është fluturimi i parë zyrtar nga Zyrihu për në Kukës nga kompania ajrore zvicerane, “Helvetic Airlines”, që pas hapjes së aeroportit.

67 pasagjerë kanë mbërritur në Kukës rreth mesditës së kësaj të premteje.

 

Në ceremoninë zyrtare të fluturimit të parë ministri i Turizmit Blendi Klosi tha se aeroporti i Kukësit është një vepër e madhe, e cila do t’i shërbejë të gjithë trevave shqiptare të cilat tashmë do të kenë një portë hyrëse nga qielli shumë më afër destinacioneve të tyre.

 

“Aeroporti bëhet fiks aty ku ne kemi objektivat tona si qeveri,gjatë verës të shfrytëzojmë detin dhe gjatë dimrit të shfrytëzojmë bjeshkët e dy anëve të kufirit Shqipëri-Kosovë dhe të kemi mundësi që të shfrytëzojmë në 12 muajt e vit mrekullitë e natyrës shqiptare” u shpreh Klosi.  

 

Avioni i parë në aeroportin e Kukësit u ul më 18 prill, vetëm pak ditë para mbylljes së fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit. Aeroporti Zayed-Flatrat e Veriut  ka një pistë prej 2.2 kilometrash. Ai është projektuar të mbajë 3 avionë njëkohësisht, ndërsa brenda një ore, 4 avionë mund të nisen nga kjo piste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *