Subscribe

Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik dha një lajm të mirë këtë të martë.

 

Ajo deklaroi në daljen e saj për mediat se vetëm gjashtë raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit. Në total janë kryer 182 teste.

 

Në 24 orët e fundit janë testuar 182 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 2753 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 383 raste. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor. Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 131.  

 

 

Gjithsej në vendin tonë numërohen 383 të prekur nga COVID-19. Ndërkohë, 11 pacientë janë në terapi intensive.

 

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 67 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 74 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Elbasan, Korçë.

Silva Bino apeloi qytetarët që të bëjnë kujdes dhe të përdorin maska kur shkojnë në supermarkete.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *