Subscribe

Numri i lindjeve në vend ka shënuar rënie përgjatë vitit 2020. Gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, kanë ardhur në jetë 6124 fëmijë, shifër e cila është 8 përqind më e ulët se e njëjta periudhë e 2019.

Sipas raportit të publikuar së nga INSTAT, gjatë këtij tremujori, vlera më e lartë e shtesës natyrore regjistrohet në Tiranë, me 1.973 lindje, ndërsa ai më i vogël në Gjirokastër, me 121 lindje.

Sociologët e lidhin tkurrjen e popullsise me një sërë faktoresh që ndikojnë në rënien e numrit të lindjeve, ku një ndër to është edhe pasiguria ekonomikeve e familjeve shqiptare.

Në tremujorin e dytë 2020 vetem dy qarqe të vendit kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ndërsa në dhjetë të tjera ka pasur rënie, ku Kukësi ka uljen më të madhe me 37 %.

Ndësa INSTAT bën të ditur se numri i vdekjeve për tremujorin e dytë të këtij viti, rezulton 4989, duke shënuar një rënie prej 3,1 %, krahasuar me tremujorin e  të vitit 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *