Subscribe

Frika nga koronavirusi ka sjellë dhe një rënie të konsumit të karburanteve në tregun vendas. Përfaqësues të shoqatës së hidrokarbureve i thanë Vizion Plus se konsumi i lëndëve djegëse është redaktuar me afro 10 % gjatë javës së fundit.

 

Shkak janë bërë lëvizjet e kufizuara të qytetarëve, pas panikut nga Covid-19.

 

Paralelisht me këtë situatë, operatorët e tregut thonë se kanë reduktuar edhe çmimet me pakicë. Sipas tyre çmimi një litër naftë është ulur nga 5 deri në 7 lekë për litër. Aktualisht në tregun vendas një litër naftë shitet nga 165 deri në 173 lekë.

 

Por kjo rënie e çmimit të naftës është e papërfillshme dhe nuk ka reflektuar jo vetëm rënin e konsumit, por as rënie drastike të çmimit në tregjet ndërkombëtare.

 

Që nga koha kur virusi u përhap në shumë vende të botës, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka shënuar një rënie të ndjeshme.

 

Aktualisht një fuçi tregtohet me 40 dollar nga 55-60 që shitej në fillim të vitit.

 

Operatorët e tregut vijojnë traditën e tyre që uljen e çmimit të mos e reflektojnë sa duhet në tregun me pakicë, ndërkohë që kur ndodh e kundërta, çmimi rritet menjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *