Fundi i muajit gusht sjell edhe uljen e fluksit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

 

Pas javësh të ngarkuara me lëvizje të shumta shtetasish shqiptarë por edhe të huaj, duket se situata në këtë pikë kalimi kufitar që lidhet me Greqinë është normalizuar.

 

Burime zyrtare pranë drejtorisë së kufirit dhe Migracionit bëjnë me dije se në 24 orët e fundit, nga kjo pikë e kalimit kufitar kanë hyrë në vendin tonë 3317 shtetas ndërsa në dalje janë rregjistruar 3814 shtetas shqitarë dhe të huaj.

 

Një gjë e tillë ka sjellë edhe normalizimin e lëvizjes por edhe punën e sporteleve në këtë pikë kalimi që deri një ditë më parë ka punuar me kapacitet të shtuar.

 

Por ndërsa situata po vjen drejt normalizimit në Kapshticë, fluksi vijon të mbetet i lartë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës që lidh Shqipërinë me Maqedoninë.

 

Rreth 8000 hyrje-dalje janë shënuar në 24 orët e fundit në këtë pikë kalimi, teksa 4000 shtetas shqiptarë kanë hyrë në vendin tonë ndërsa në dalje janë rregjistruar 3767 shtetas.

 

Për pasojë të fluksit të lartë nga sa bëhet me dije, në këtë pikë kalimi kufitar vijon të punohet me kapacitet të plotë me qëllim evidentimin e radhëve të gjata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *