Subscribe

Për herë të parë ulja e çmimit të naftës në bursa po reflekton edhe në Shqipëri. Karburantet kanë ulur me 5 lek çmimin e një litri naftë, duke shënuar kështu vlerën më të ulët të saj në 4 vitet e fundit. Mesatarisht çmimi i një litri karburant shitet me 155 lekë, por ka dhe pika furnizimi të cilat e tregtojnë me 150 lek litrin. Por pavarësisht kësaj, sërish Shqipëria mbetet një ndër vendet me vlerën më të lartë të këtij produkti. “Global Petrol Price” e rendit atë të 14-ën në botë për çmimin e naftës, në një rang me Italinë, Zvicrën, Britaninë e Madhe dhe Suedinë. Ulja e naftës në bursa poshtë 30 dollarëve për fuçi ka reflektuar në të gjitha vendet e botës. Gjermania, Hollanda, Greqia, Hungaria, Franca dhe të gjitha vendet e Ballkanit, kanë çmim më të ulët se ne. Grosistët e karburanteve shprehen se shkaku kryesor për litrin e lartë të këtij produkti e ka struktura e taksave të vendosura, të cilat shkojnë në 90 lek për një litër që shitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *