Bordi i Transparencës ndryshoi sërish çmimin e karburanteve këtë të mërkurë në tregun vendas, duke reflektuar edhe luhatjet e naftës në tregjet e huaja.
Sipas vendimit, një litër naftë nuk duhet të tregtohet më shumë se 207 lekë, nga 215 lekë që ishte një ditë më parë. Pra, duke nisur nga ora 16:00, nafta në pikat e shitjes me pakicë do të kushtojë 8 lekë më pak.
Në zbritje është edhe çmimi i benzinës, ai ulet me vetëm 4 lek në krahasim me një ditë më parë. Bordi ka përcaktuar që një litër benzinë nuk duhet të shitet më shumë se 174 lekë.
Këto çmime do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ndërsa operatorët paralajmërohen se nëse kapen në shkelje, do t’ju pezullohet aktiviteti.
Njoftim:
Bordi i Transparencës në datë 15 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 207lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 174 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 162 lekë/litër.
🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 ora 13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
🛢 Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.
SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë per llogaritjen e cmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.





