Ulet avioni i parë në aeroportin ndërkombëtar të Kukësit, “Zayed-Flatrat e Veriut”. Avioni me emigrantë kryesisht nga zona e Kukësit u ul tranzit fillimisht në Rinas, ku në bord hipi dhe kryeministri Edi Rama, i cili udhëtoi gjithashtu drejt Kukësit.

Gjatë udhëtimit, Rama bisedoi me emigrantët, të cilët i thumboi lidhur me komentet e bëra në rrjetet sociale për aeroportin.

E para që zbriti nga bordi i avionit ishte një grua emigrante së bashku me vajzën e saj të vogël, e pas tyre kryeministri Rama, i cili e cilësoi investimin si suksesin e radhës të qeverisë.

Nga ana tjetër, qytetarët në Kukës kishin krijuar një atmosferë festive, ku i pritën me flamuj dhe me shumë entuziazëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *