E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ulërima dhe dhimbje/ Helmohet rivali i madh i Putin, dalin pamjet

Rivali dhe kritiku i madh i presidentit rus Vladimir Putin, Alexei Navalny gjatë ditës së sotme, është dërguar në gjendje të pavetëdijshme në spital, pasi dyshohet se është helmuar.

Një video e publikuar nga “Daily Mail”, tregon momentin kur Navalny, dëgjohet duke bërtitur nga dhimbjet pasi ka pirë çajin.

Ndërkohë, shihet edhe stafi mjekësor që vrapon për t’i dhënë ndihmë.

Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny është shtruar në spital, në gjendje kome, nën dyshimin se është helmuar.

Reklamë

Zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh shkroi në Tëitter se Navalny u ndje keq gjatë një fluturimi dhe avioni në të cilin ndodhej bëri ulje urgjente në Omsk.

Më poshtë pamjet:

Vazhdo të lexosh

Reklamë