Beteja me pandeminë COVID-19 në Kosovë mbetet ndër më të vështirat në rajon. Këtë të premte fatmirësisht ka një rënie të numrit të viktimave por numri i të infektuarve dhe pacientëve që po trajtohen me oksigjeno-terapi, vazhdon të jetë i lartë.

3 pacientë kanë humbur jetën dhe 181 raste të reja, janë konfirmuar pozitivë. Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani kërkoi ashpërsim të masave nëse ato nuk respektohen.

NASER RAMADANI

DREJTOR I INSTITUTIT TE SHENDETIT PUBLIK

“Në 24 orët e fundit në laboratorët e mikrobiologjisë molekulare në IKShP me metodën Real Time PCAR janë testuar 463 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontaktit, ku rezultojnë 181 raste positive. Numri total i rasteve pozitive në Kosovë 9869 raste, prej 39 mijë 741 personave të dyshimtë me virusin SARS-Cov-2. Me gjithsejt 303 raste të vdekjeve të cilat kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.”

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj deklaroi se nga java e ardhshme pritet të nisin punën 33 laboratorë privatë të cilët janë licencuar për të kryer testet për COVID-19 dhe gjithashtu do të punësohen 350 mjekë më shumë.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi tha se gjendja shëndetësore e pacientëve që janë të shtruar në apital, është jashtëzakonisht e rënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *