E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Ulen tonet Serbi-Maqedoni, Daçiç e Dimitrov takohen në Nish

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç është takuar me homologun e tij maqedonas Nikolla Dimitrov në Nish të Serbisë.

 

Takimi mes tyre vjen në përpjekje për të zgjidhur tensionet mes dy vendeve, pas incidentit diplomatik, qe pasoi tërheqjen e stafit diplomatik serb nga Shkupi. Daçiç u shpreh se në takim nuk është biseduar për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Ndërsa homologu i tij, Dimitriov tha se dy vendet janë në rrugë të mirë për zgjidhjen e problemeve përmes bisedimeve.

 

Reklamë

Marrëveshja për takimin ne Nish, u arrit te enjten pas një bisede të gjatë telefonike mes dy ministrave. Ndërsa dy ditë më parë kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç zhvilluan një bisedë telefonike. Në një deklaratë të përbashkët ata theksuan se dy vendet do t’i zgjidhin konfliktet përmes dialogut.

 

Personeli i Ambasadës Serbe u kthye mesditën e te enjtes në Shkup, ndërsa ambasadorja do të kthehet në fund të gushtit, kur pritet të zhvillojë dhe një takim me kryeministrin Zaev.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë