E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 minutë më parë
Vendi

Ulen temperaturat, parashikimi i motit për këtë të hënë

Vendi ynë edhe sot do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët kryesisht në veri e qendër të vendit.

Në relievet e larta kodrinore-malore priten shtrëngata afatshkurtra të izoluara.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 9m/s

Reklamë

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Tempertatura maksimale do të shënohet në qarkun e Elbasanit, Beratit dhe Fierit, 34 gradë celcius, ndërsa ajo minimale në Peshkopi, 16 gradë celcius.

Vazhdo të lexosh

Reklamë