Dy qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë identifikuar 67 raste të reja me COVID, nga 2728 testime të kryera.

 

Pacientët që humbën betejën me virusin ishin nga Tirana, të moshave 52 dhe 78 vjeç.

 

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 17 raste në Tiranë, 9 në Korçë, 7 né Shkodër, 5 në Devoll, 4 në Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Vlorë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kamëz, Vau i Dejës, Cerrik, Pustec, nga 1 rast në Durrës, Lezhé, Mirditë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.”

 

Ndërkohë, janë shëruar 891 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 115,253 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 104 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   11726

Fier        408

Shkodër   353

Gjirokastër  239

Korçë    248

Durrës  224

Vlorë    215

Elbasan   136

Dibër     92

Berat    97

Kukës  80

Lezhë   98

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *