Subscribe

Rënie e ndjeshme e të infektuarve në 24 orët e fundit. Teksa të hënën numëroheshin 21 raste të reja, këtë të martë epidemiologia Eugena Tomini deklaroi se janë regjistuar vetëm tetë raste të reja.

Sipas saj, janë kryer 236 testime gjatë 24 orëve, ndërsa është konfirmuar edhe rasti i parë në Kukës.

“Në 24 orët që lamë pas, ju bëjmë me dije se ka vijuar puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Dje janë testuar 236 persona të dyshuar nga të cilët 45 janë personel shëndetësor, kryesisht në spitalin e Shkodrës. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 8 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 6 raste në Tiranë, 1 personel shëndetësor në Shkodër dhe 1 personel shëndetësor në Kukës. Deri në këto momente janë testuar 4306 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 475 raste.”

Të shëruar nga koronavirusi janë 248 pacientë, me një rritje prej 16 pacientësh në 24 orë. Ndërsa të shtruar në terapi intensive janë 12 pacientë.

“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 37 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 prej tyre janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 46 pacientë.”

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vijon tu kërkojë qytetarëve të respektojnë masat e distancimit social.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *