Subscribe

Veriu dhe juglindja e vendit të dielën është përfshirë nga reshjet e dëborës. Policia dhe Shtabi i Emergjencave bëjnë të ditur se ne akset rrugore: Krumë-Qafe-Prush, B.Curri-Lekbibaj, Valbonë-Fierzë, qarkullohet me zinxhirë, dhe drejtuesit e automjeteve këshillohen të lëvizin me shpejtësi të kufizuar. Vështirësi në qarkullimin e automjeteve pati edhe në Rrugën e Kombit, nga Tuneli Kalimashit deri ne Morinë. Kompania mirëmbajtëse vuri në dispozicion katër borë pastruese ndërsa, policia u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të ecin me shpejtësi të kufizuar, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Reshje bore në trashësi 10 cm u regjistruan edhe në qytetin e Kukësit nga ku nuk raportohet për probleme me rrugët, ndërkohë që i gjithë qarku deri më tani furnizohet me energji elektrike. Ne qarkun juglindor, bora ka mbuluar Devollin dhe fshatrat turistike të Dardhës dhe Voskopojës. Per udhëtaret e rrugëve Bulisht, Miras, Boboshtice, Dardhe policia këshillon përdorimin e zinxhirëve ne makina, ndërsa me e vështirë situata është ne aksin Zemblak-Kapshtice. Moti i keq ka vështirësuar dhe kthimin e emigranteve ne vendet e tyre, pas festimeve te Vitit te Ri ne Shqipëri. Prefekti i Korçes Ardit Konomi iu ka kërkuar të gjitha firmave përgjegjëse të jenë në gatishmëri me qellim mbajtjen hapur të të gjitha rrugëve nacionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *