Subscribe

Koha kur nenat lindnin me shume se 5 fëmijë dhe quheshin nena heroina, ka kaluar. Tashme gratë nuk dëshirojnë te kenë me shume se 2 fëmijë, arsyet janë karriera dhe mossiguria ekonomike. Erjona Aliraj, është 27 vjeç dhe thotë se dëshiron te martohet pas te 30-tave.

 

Sipas raportit te INSTAT, te publikuar se fundmi, shtesa natyrore e popullsisë per tremujorin e pare te vitit 2017, pasqyron një renie me rreth 33%, krahasuar me tremujorin e një viti me pare. Sipas sociologes Entela Binjaku, emigracioni e pasiguria ne pune janë nder arsyet.

 

Po sipas këtij raporti, numri i vdekjeve per 3 muajt e pare te këtij viti, është rritur me 2.6% ne krahasim me tre muajt e pare te vitit 2016-te. Numri me i larte i vdekjeve është ne Tirane me rreth 1500.

 

Viti 2016 ne Shqipëri ka shënuar nivelin me te ulet te lindjeve ne Shqipëri, me rreth 32 mije, ndërsa maksimumi ka qene ne vitin 1990, me rreth 80 mije lindje. Kjo ulje e ndjeshme po rrezikon reduktimin e popullsisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *