Qarkullimi i masave ajrore me origjinë perëndimore-veriperëndimore do të sjellë mot të paqëndrueshëm në territorin shqiptar ku vranësirat do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit të cilat në zonat qëndrore dhe juglindore do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.
Parashikohet që pas mesditës dhe në vijim moti të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin ku në qendër dhe lindje do të ketë edhe rrebeshe afatshkurtra shiu.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 24°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Vlorës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi perëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë./vizionplus.tv





