E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Ulen fondet për sigurinë ushqimore

2019 do të jetë një vit i keqfinancuar për sa i përket sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së konsumatorit. Në vend që fondet për këtë zë në buxhet të shtoheshin, ka ndodhur e kundërta. Duke ju referuar të dhënave, buxheti në 2019 në këtë fushë do të jetë 1.6 miliard lekë, rreth 700 milion më pak se viti aktual.

 

Siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit

 

Reklamë

Viti 2019     1.6 mld lekë

Viti 2018     2.3 mld lekë

Viti 2017     1.9 mld lekë

Viti 2016     1.6 mld lekë

Viti 2015     1.7 mld lekë

Viti 2014     1.9 mld lekë

 

Me këto para, Ministria e Bujqësisë kryen analiza, blen pajisje laboratorike, si dhe plotëson nevojat e saj për të ushtruar aktivitetin në këtë fushë.

 

Siguria ushqimore është një betejë të cilën deri më tani asnjë qeveri nuk e ka fituar. Infrastruktura aktuale e Autoritet Kombëtar të Ushqimit, institucioni përgjegjës jo vetëm që nuk arrin të kontrollojë dot tregun, por mbi të gjitha vendi nuk ka një laborator të specializuar për të kryer analizat e plota.

 

Nga ana tjetër, informaliteti në sektorin ushqimor dhe atë bujqësor mbetet ende një problem i pazgjidhur.

Më shumë video

Reklamë