Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 August 2026
Vizion fokus

Emocionuese/ Një lagje e tërë në festë për djalin...

Senatori amerikan: Putin është bandit! Rusia duhet të mbaje...

Rusia kryen një nga sulmet më të rënda të...

Igli Tare grabitet në tren në Romë, policia arreston...

SHBA ka përdorur pjesën më të madhe të raketave...

Dita e 66 e protestës, qytetarët marshojnë në rrugë

Zjarret e qëllimshme, mbi 400 të arrestuar në Francë

“Çmendet” moti! Bota në “luftë” me zjarret, Zelanda e...

“Kur fati të troket 2 herë në jetë”, hodhi...

BE-ja shpreh mbështetjen për Spanjën pas krizës në Ceuta,...

Ulen aplikimet për azil në nëntor, por edhe 10 mijë persona kanë ikur nga vendi për 11-mujorin

31 Janar 09:33

Pas rritjes së fortë në muajin shtator, aplikimet e shqiptarëve për azil shënuan rënie në tetor dhe nëntor, por gjithsesi vijojnë të mbeten në nivelet më të larta pas pandemike.

 

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia për Azil e Bashkimit Europian (EUAA), në nëntor kishte gjithsej 1121 aplikime nga shtetas shqiptar në një nga shtetet e bashkimit Europian. Shifra është pothuajse e përgjysmuar në krahasim me shtatorit, kur kishte mbi 2 mijë aplikime (duke arritur nivelet e para pandemisë), dhe 27% më e ulët se tetori, por mbetet dy herë më e lartë se mesatarja mujore e periudhës janar-qershor 2021, kur nuk kishte më shumë se 450-600 aplikime në muaj.

 

Për 11-mujorin 2021, aplikimet për azil arritën në mbi 10 mijë, me rritje 66% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur lëvizjet u bllokuan për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. Ndërsa në krahasim me periudhën janar-nëntor 2019, aplikimet janë përgjysmuar.

 

Pavarësisht tendencës rënëse në tetor dhe nëntor, Shqipëria vijon të mbajë rekord në rajon për numrin e lartë të aplikimeve. Sipas EUAA, në nëntor, nga Maqedonia e Veriut kishte 1001 aplikime, Serbia 405, Bosnjë-Hercegovina 349, Mali i Zi 77, Kosova mbi 200.

 

Rriten aplikimet për azil në Europë

 

Sipas EUAA, kërkesat për azil në BE po i afrohen nivelit më të lartë që nga viti 2016. Rreth 71 400 aplikime për mbrojtje ndërkombëtare u depozituan në BE+ në nëntor 2021, 9% më shumë nga tetori. Kjo shifër ishte pothuajse sa në kulmin e arritur në shtator 2021, kur vendet e BE+ morën më shumë aplikime që nga e ashtuquajtura ‘kriza e emigracionit’ e vitit 2016.

 

Ndërsa kulmi i shtatorit përfshinte shumë aplikime të lidhura me evakuimet nga Kabuli pas tërheqjes së Forcave të Aleatëve dhe pushtimi i mëpasshëm i Afganistanit nga talibanët, niveli pothuajse po aq i lartë në nëntor jo vetëm që reflektoi një rritje të afganëve, por edhe për disa kombësi të tjera kryesore.

 

Afganët kishin 13 mijë aplikime në nëntor, dukshëm më shumë se në tetor, por më pak se në shtator. Ata mbetën grupi më i madh i aplikantëve, të ndjekur nga sirianë (11 500) që depozituan më shumë aplikime që nga viti 2016. Rreth 4 300 irakenë aplikuan në nëntor (+ 30 % nga tetori), duke përfaqësuar grupin e tretë më të madh të aplikantëve. Rritje të konsiderueshme ndodhën gjithashtu për venezuelianët (3 300), pakistanezët (2 800) dhe kolumbianët (2 500)

 

Në muajt e fundit, një numër i pazakontë aplikantësh për azil në BE+ pretenduan se ishin të mitur të pashoqëruar. Ata depozituan rreth 3 300 aplikime në tetor (niveli më i lartë që nga viti 2015) dhe 3 200 në nëntor. Afganët përbënin rreth gjysmën e të gjithë të miturve të pashoqëruar, të ndjekur në distancë nga sirianë, somalezët, Bangladeshët dhe pakistanezët. Të miturit e pashoqëruar përfaqësonin 5% të të gjithë aplikantëve në BE+ në nëntor./Monitor

Posted Under:
Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
Aplikime Azil Nentor Numer Ulje

Nga e njëjta kategori

Të mbyllur në bagazhin e makinës, policia arreston 3 persona që tentuan të transportonin 24 emigrantë të paligjshëm

më shumë...

Kakavijë, mbi 166 mijë pasagjerë kaluan kufirin me Greqinë gjatë muajit korrik

më shumë...

Mallakastër/ Përparon zjarri, forcat e ushtrisë së Vlorës dhe Beratit ndihmojnë për shuarjen e flakëve

më shumë...

Mashtronin të huajt si të rifitonin paratë e humbura në “Call Center”, Prokuroria dërgon për gjykim 3 persona

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:09

Emocionuese/ Një lagje e tërë në festë...

11:09

Të mbyllur në bagazhin e makinës, policia...

10:48

Kakavijë, mbi 166 mijë pasagjerë kaluan kufirin...

10:42

Mallakastër/ Përparon zjarri, forcat e ushtrisë së...

10:11

Mashtronin të huajt si të rifitonin paratë...

10:04

E doni shalqirin? Shkenca ka zbuluar dobi...

9:58

Arrestohet i dyshuari për zjarrvënie në Rrogozhinë,...

9:43

Punime për zgjerimin e mbikalimit të Rinasit,...

9:29

Senatori amerikan: Putin është bandit! Rusia duhet...

9:19

Kishin mbetur të bllokuar në Kanionet e...

9:09

Kontrolle blic në Fier, Policia shton masat...

9:07

Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, flakët...

8:24

Rusia kryen një nga sulmet më të...

8:17

Horoskopi! Yjet kanë një paralajmërim, zbuloni çfarë...

8:14

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë,...

7:53

Aksident fatal në aksin Korçë–Maliq, humb jetën...

11:13

Igli Tare grabitet në tren në Romë,...

11:02

Zjarr në varrezat e fshatit Libonik, në...

10:37

WhatsApp po teston funksionin e ri, mesazhet...

10:35

DETAJE/ Vrasja e të riut shqiptar në...

Më të klikuarat

  • Igli Tare grabitet në tren në Romë, policia arreston autorin...
  • EMRAT/ Kush janë të arrestuarit që u përgatitën për të bërë...
  • Vritet 38-vjeçarja britanike në Athinë, kamerat filmojnë kam...
  • Shpallen non grata dy persona, Bekir Halimit e Valon Belës i...
  • Fund tragjik i kërkimeve për bashkëshortin e ministres itali...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.