UKT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka nisur një aksion kontrollesh mbi botet e ujit që qarkullojnë në Tiranë.

Pas vëzhgimeve në zonën e Lanabregasit, u zbuluan vendet ekzakte ku ndodh proçesi i mbushjes së tyre.

 

Në mënyrë të paligjshme këta tregtues ndërhyjnë në linja kryesore të transmetimit të ujit.

 

Përmes këtyre linjave uji drejtohet për në depot e ujësjellësit të Tiranës për tu trajtuar sipas të gjitha parametrave dhe specifikave të përcaktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.379 dt.25.05.2016.

 

Pra, uji i vjedhur duke dëmtuar këto linja, është ende i patrajtuar.

 

 

Për më tepër kushtet higjenike të këtyre auto-boteve nuk kontrollohen nga asnjë institucion i specializuar për këtë proçes, duke qënë se asnjë subject privat nuk ka license për të shitur ujë me shumicë në treg.

 

 

Gjatë aksionit i cili vijon 24 orë pa ndalesë, janë konstatuar 2 pika mbushje përgjatë tubacionit kryesor, pozicionuar thellë në pyll, si dhe janë shoqëruar 5 drejtues auto-botesh të cilët nuk ishin të pajisur me leje dhe liçensa për tregtim uji me shumicë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *