E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ukrainë, presidenti Zelenski shpërndan parlamentin

Presidenti i ri i Ukrainës, komediani Volodimir Zelenski ka shpërndarë parlamentin menjëherë pas betimit dhe marrjes së detyrës së re.

 

Sipas tij, ligjvënësit në Ukrainë janë disa njerëz që duan të pasurohen vetëm për vete.

 

Reklamë

Megjithatë zgjedhjet e parakohshme do të mbahen pas 2 muajsh. gjatë kësaj periudhe, Zenelski i ka bërë apel ligjvënësve për të miratuar një ligj kundër pasurimit të paligjshëm të deputeteve.

 

Po ashtu, presidenti kërkon të shkarkojë ministrin e mbrojtjes, kreun e Shërbimit Ukrainas të sigurisë dhe prokurorin e përgjithshëm, të gjithë aleatë të ish-presidentit Petro Poroshenko.

 

Ndërsa për çështjen e nxehtë me Rusinë, komediani 41 vjeçar, tha se synon arritjen e një armëpushimi në Ukrainën Lindore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë