Subscribe

Ukraina do të mbajë nesër zgjedhjet presidenciale ndërsa përballet edhe me tensionet e shtuara nga ndërhyrja ruse. Sipas analistëve, Kremlini ka përdorur rrjetet sociale dhe ndikimin e fshehtë në mediat ukrainase për të dëmtuar procesin. Raundi i parë i votimit mbahet nesër, me 39 kandidatë në fletëvotim ndërsa raundi i dytë do të mbahet tre javë më vonë.

 

Duke mos pasur asnjë kandidat pro-rus pjesëmarrës në zgjedhje, ekspertet gjykojnë se Rusia po përpiqet të ndikojë duke nxitur ndasite. Që nga revolucioni i vitit 2014, Ukraina është kthyer me vendosmëri në drejtim të Perëndimit

 

Megjithatë, Moska nuk po heq dorë dhe i sheh zgjedhjet si vetëm njërën prej hallkave, në një seri betejash strategjike.

 

Ukraina ka mbyllur shume kanale televizive ruse dhe faqe qe propagandojnë politikane pro-Moskës në internet apo në mediat sociale.

 

Nga ana tjetër, Kremlini e mohon përpjekjen për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale ukrainase.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *