E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ukraina zëvendëson komandantin pas avancimeve ruse në qytetin kyç të Pokrovsk

“Komandanti i grupit lindor të forcave të Donetskut të Ukrainës është zëvendësuar pas përparimeve ruse në rajon”, ka njoftuar një zyrtar ushtarak.

Gjenerali Oleksandr Tarnavskiy do të marrë detyrën si kreu i grupit operativ dhe taktik, duke zëvendësuar gjeneralin Oleksandr Lutsenko, shkruan CNN.

Reklamë

Masa vjen pasi Lutsenko u përball me kritika të rënda për dështimin për të ndaluar përparimet e fundit ruse në qytetin kyç të Pokrovsk.

Kjo pasi forcat ruse janë parë vetëm tre kilometra nga qyteti, sipas shërbimit ukrainas të hartave DeepState.

Reklamë

Pokrovsk ka qenë vendi i disa prej betejave më të ashpra në frontin lindor prej muajsh.

I shtrirë rreth 17 kilometra nga rajonet Donetsk dhe Dnipropetrovsk të Ukrainës, ai është një objektiv strategjik për Moskën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë