Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Zelensky viziton Beogradin, Vuçiç: Mbështesim rrugën europiane të Ukrainës

Detaje nga tritoli në Tiranë, djali i 72-vjeçarit la...

Thellohet përplasja për emigrantët, Spanja i përgjigjet Italisë duke...

Vendosën eksploziv në derën e shtëpisë së 72 vjeçarit...

Noizyt i vendoset sërish eksploziv në derën e dyqanit...

Zi në familjen e Lionel Messit, ndahet nga jeta...

“Korrupsioni, rrezik për NATO-n”, Berisha: Harta e PS me...

Incidenti në Kuvend, Kurti: Më gjuani me vezë, vetëm...

Parandalohet krimi në Spille, pas sherrit shkoi të vriste...

Përshkallëzohet situata në Kuvendin e Kosovës, deputetja sulmon me...

Ukraina sulmon me dron depon e naftës në Rusi

10 Mars 18:17

Guvernatori i rajonit jugperëndimor rus të Kurskut tha se një person është vrarë si pasojë e grantimeve ukrainase, duke shtuar se një zjarr shpërtheu në një depo nafte për shkak të një sulmi ukrainas me dron.

“Si rezultat i një goditjeje direkte me granatë, një ndërtesë banimi u përfshi nga zjarri dhe një grua lokale vdiq”, shkroi më 10 mars në Telegram, guvernatori Roman Starovoit. Ai shtoi se burri i viktimës ka pësuar djegie në shkallë të lartë dhe tani po merr trajtim mjekësor.

Starovoit më pas shkroi se “një dron ukrainas ra dhe shkaktoi zjarr në një depo nafte”.

Kanali në Telegram SHOT raportoi se droni dëmtoi një cisternë të naftës me kapacitet prej 3.000 tonësh, por sugjeroi se cisterna ishte e zbrazur në momentin e sulmit.

Javën e kaluar, Starovoit pretendoi se një depo për ruajtjen e benzinës u përfshi nga flakët pas një sulmi ukrainas me dron. Dhe në shkurt u raportua se një zjarr i madh në një depo nafte afër Kurskut u shkaktua nga një sulm me dron i kryer nga Ukraina.

Guvernatori i rajonit të Belgorodit, pas raportimeve për sulmet në Kursk, raportoi se ky rajon ishte sulmuar nga dy dronë ukrainas.

Vyacheslav Gladkov tha se një makinë u përfshi nga flakët, por nuk u raportua për të lënduar. Në një postim të ndarë, ai tha se forcat ukrainase kishin goditur rajonin e Belgorodit, përfshirë me mortaja dhe dronë gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se dy dronë janë rrëzuar mbi rajonin e Belgorodit, por nuk raportoi për asnjë sulm me dron në rajonin e Kurskut.

Ushtria ukrainase, që kur Rusia nisi luftën kundër saj më 2022, nuk komenton pretendimet për sulme me dronë në territorin rus. /REL

Posted Under:
Aktualitet Bota
Tagged:
depo nafte Rusi sulm me dron Ukraina

Nga e njëjta kategori

Thellohet përplasja për emigrantët, Spanja i përgjigjet Italisë duke vendosur kontrolle kufitare për udhëtarët

më shumë...

Zi në familjen e Lionel Messit, ndahet nga jeta babai i yllit argjentinas, ishte edhe menaxheri i tij

më shumë...

Retë e hirit nga Etna detyrojnë aeroportin e Katanias të pezullojë fluturimet

më shumë...

EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut, ja kush janë të dënuarit që u konfliktuan ditën e sotme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:28

Zelensky viziton Beogradin, Vuçiç: Mbështesim rrugën europiane...

3:22

Detaje nga tritoli në Tiranë, djali i...

2:47

Thellohet përplasja për emigrantët, Spanja i përgjigjet...

2:39

Vendosën eksploziv në derën e shtëpisë së...

2:36

Noizyt i vendoset sërish eksploziv në derën...

2:23

Zi në familjen e Lionel Messit, ndahet...

2:09

“Korrupsioni, rrezik për NATO-n”, Berisha: Harta e...

2:04

Incidenti në Kuvend, Kurti: Më gjuani me...

1:50

Parandalohet krimi në Spille, pas sherrit shkoi...

1:15

Përshkallëzohet situata në Kuvendin e Kosovës, deputetja...

1:02

Retë e hirit nga Etna detyrojnë aeroportin...

12:34

EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut,...

12:12

Kosova në “provën e zjarrit”, nëse dështon...

12:10

Ankand për topin e “Dorës së Zotit”,...

11:56

Festivali i folklorit në Kotë, 25 grupe...

11:55

Siguria rrugore, Hita në terren: Një rregull...

11:48

Sherr në burgun e Fierit, dy të...

11:33

Njëri u vendosi zjarrin dy makinave, tjetri...

11:25

Zelensky mbërrin në Beograd, mirëpritet nga presidenti...

11:16

Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut, ja kush janë të dënua...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Tragjedia në Gjermani, këta janë tre shqiptarët që humbën je...
  • Parandalohet krimi në Spille, pas sherrit shkoi të vriste të...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.