Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 June 2026
Vizion fokus

Starmer do të mbetet deputet pas largimit nga posti...

Brukseli planifikon mision të ri në Liban, synon mbështetjen...

Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me thikë

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e...

Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u...

Policia britanike “armatoset” me dronë dhe skanim fytyrash

Dita e 25-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve...

Trump: Irani ka informuar SHBA se nuk do të...

Rutte do të takojë Trump para Samitit të NATO-s

Ukraina: Rusia po kryen kundërsulme në rajonin e Kharkivit

19 Maj 11:31

Ushtria ukrainase tha se forcat ruse kanë nisur kundërsulme përreth Kharkivit, në përpjekje për të rimarrë territorin e humbur dhe pasi u detyruan që të kthehen në kufi. Ndërkaq, një komandant rus i një njësie elite të tankeve, raportohet se është pezulluar nga puna për shkak të dështimi për të marrë kontrollin e Harkivit, qytetit të dytë më të madh ukrainas.

Në vendbanimin Velika Komishuvaka, forcat ruse kanë pësuar humbje të mëdha, duke u detyruar të largohen nga pozicionet që më herët kishin pushtuar, tha Shtabi i Përgjithshëm i forcave të armatosura ukrainase më 19 maj.

Ndërkaq, guvernatori i rajonit rus Kursk, tha më 19 maj se një person është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur, nga siç tha ai, një sulm ukrainas në një fshat që gjendet pranë kufirit.

Ministria britanike e Mbrojtjes tha më 19 maj se gjenerallejtënant, Serhiy Kisel, që udhëhiqte një njësi elite të tankeve, është pezulluar për shkak të dështimit për të marrë kontrollin e Harkivit.

Kjo ministri tha se Kisel është një prej disa zyrtarëve të lartë ushtarakë rusë që në javët e fundit janë larguar nga puna për shkak të performancës së dobët në fazën e parë të pushtimit të Ukrainës.

Në mesin e komandantëve rusë, që ka të ngjarë që janë larguar nga puna, është edhe zëvendësadmirali Igor Osipov, i cili udhëheq flotën ruse në Detin e Zi. Ai besohet se është larguar nga puna pasi luftanija ruse, Moskva, u fundos në prill, tha inteligjenca ushtarake britanike.

Valeriy Gerasimov, shefi i Shtabi të Përgjithshëm i ushtrisë ruse, me gjasë është ende në këtë post, tha Britania, duke shtuar se është e paqartë nëse ky gjeneral ka ende besimin e presidentit rus, Vladimir Putin.

Ndërkaq, një zyrtar i paidentifikuar ushtarak i NATO-s, tha për CNN se momentumi i konfliktit është kthyer në favor të Ukrainës, edhe pse aleatët nuk presin përparime të mëdha në javët e ardhshme nga asnjëra palë.

Zyrtarët ukrainas thanë më 18 maj se kanë tentuar të negociojnë për lirimin e ushtarëve të mbetur në fabrikën e çelikut, Azovstal, në Ukrainë, por përfundimi i betejës më të përgjakshme, ende mbetet i pazgjidhur.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, gjeneralmajor General Igor Konashenkov, tha se pothuajse 1,000 luftëtarë ukrainas që gjendeshin në Azovstal, rezistencën e fundit ukrainase në Mariupol, janë “dorëzuar” deri më 18 maj.

Të gjithë ushtarët raportohet se janë transferuar në territore në lindje të Ukrainës, që janë nën kontrollin e separatistëve pro-rusë.

Autoritetet ukrainase nuk kanë komentuar për numrin dhe zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës, Hanna Malyar, tha se negociatat për lirimin e luftëtarëve po vazhdojnë, ndërsa planet janë që të nxirren të gjithë personat që ende gjenden brenda Azovstalit.

Denis Pushilin, lider e separatistëve pro-rusë në rajonin lindor të Ukrainës, tha se komandantët kryesorë të luftëtarëve ukrainas në Azovstal, gjenden ende brenda kësaj fabrike./R.E.L

 

Posted Under:
Bota Kronike Kryesoret
Tagged:
Kharkiv kundersulme lufte Ukraina

Nga e njëjta kategori

Starmer do të mbetet deputet pas largimit nga posti si kryeministër i Britanisë

më shumë...

Brukseli planifikon mision të ri në Liban, synon mbështetjen e forcave të sigurisë

më shumë...

Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me thikë

më shumë...

Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:43

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

10:26

Starmer do të mbetet deputet pas largimit...

10:18

Brukseli planifikon mision të ri në Liban,...

9:48

Moti i keq në Gramsh, breshëri shkakton...

9:35

Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me...

9:10

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin në rrugët...

8:38

Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish...

8:10

Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta...

7:56

Policia britanike “armatoset” me dronë dhe skanim...

7:37

Dita e 25-të e protestës, nis grumbullimi...

7:24

Trump: Irani ka informuar SHBA se nuk...

7:03

Rutte do të takojë Trump para Samitit...

6:39

Dënohet me 7 vite burg nënkryetari i...

6:31

Lamallari në Europol: Forcojmë bashkëpunimin kundër drogës...

6:13

Reforma Administrativo-Territoriale/ Debat mes Boçit dhe Isait:...

6:01

Gjendet i pajetë gazetari që zbuloi lidhjen...

5:38

Ushtria amerikane: Kemi vrarë një udhëheqës të...

5:30

Dorëheqja e Starmer si lider i Laburistëve...

5:04

Krim brenda familjes në Itali! Burri vret...

4:50

Rama pret ambasadorin turk, në fokus forcimi...

Më të klikuarat

  • “Mos u merr me llafe grash”, plas sherri në sean...
  • Krim brenda familjes në Itali! Burri vret bashkëshorten dhe...
  • Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me thikë
  • “Janë bërë problem”, Rama kritika kryebashkiakëv...
  • Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shpr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.