E mërkurë, 30 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ukraina refuzon ultimatumin rus për lëshuar Mariupolin: Dorëzimi nuk është opsion

Luftimet mes rusëve dhe ukrainasve në Mariupol nuk ndalen ndërkohë që është zvogeluar mundësia e armëpushimit për të lejuar korridoret humanitare .

Kreu i Qendrës së Kontrollit të Mbrojtjes Kombëtare Ruse Mikhail Mizintsev i kishte lëshuar një ultimatum ushtrisë ukrainase që të largohej nga qyteti në këmbim të një armëpushimi për të lejuar korridoret humanitare . 

 

Por Kievi e hodhi poshtë kërkesën. Zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk në fakt deklaroi se “dorëzimi nuk është një opsion” dhe kërkoi që “forcat ruse të lejojnë menjëherë
kalimin e sigurt”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë