Marrëdhëniet diplomatike midis Kievit dhe Teheranit janë pranë kolapsit, pasi ushtria ukrainase akuzoi Iranin se ka furnizuar me dronë kamikazë Rusinë për të kryer sulme vrasëse ndaj civilëve. .

 

Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës ka thënë në një deklaratë se ky është një akt jomiqësor që i jep një goditje të rëndë marrëdhënieve.

 

Për të përmbushur kërkesën e presidentit të Ukrainës për të marrë masa urgjente për t’iu përgjigjur fakteve të përdorimit të armëve të prodhimit iranian nga trupat ruse në territorin e Ukrainës, i ngarkuari me punë të përkohshme i Republikës Islamike të Iranit në Ukrainë është thirrur për shpjegime.

 

Më tej deklarata vijon duke theksuar se furnizimi me armë iraniane për Rusinë që të kryej sulme të tilla është shkelje e sovranitetit dhe integritetin territorial.

 

Furnizimi me armë i Rusisë për të bërë luftë kundër Ukrainës është një akt jomiqësor, që i jep një goditje të rëndë marrëdhënieve Ukrainë-Iran.

 

Ministria e Punëve të Jashtme e ukraines vendosi të revokojë akreditimin e Ambasadorit të Iranit dhe të zvogëlojë ndjeshëm numrin e personelit diplomatik në përgjigje të një akti të tillë jomiqësor .

 

Te premten Ukraina tha se një civil u vra gjatë një sulmi në qytetin port të Odesa-s, nga një dron prodhim Iranian.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *