Rusia vazhdon bombardimet në qytetet lindore dhe jugore të Ukrainës. Bombardime masive janë shënuar në Sumi, në Mykolaiv dhe në Odesa ku të paktën gjashtë persona kanë mbetur të plagosur, duke përfshirë një fëmijë.

Ukraina thotë se forcat ruse kanë intensifikuar sulmet në distanca të gjata nga larg frontit, duke vrarë një numër të madh civilësh, ndërkohë Moska pretendon se po godet vetëm objektiva ushtarake.

Nga ana tjetër presidenti Volodymyr Zelenskiy ka bërë të ditur se Ukraina tani është në gjendje t’u shkaktojë humbje të konsiderueshme rusëve falë armëve perëndimore.

 

VOLODYMYR ZELENSKIY

PRESIDENTI I UKRAINES

 

Është gjithnjë e më e vështirë për ushtrinë ruse të mbajë pozicione në territorin e pushtuar. Hap pas hapi avancojmë, prishim furnizimin e pushtuesve dhe identifikojmë dhe neutralizojmë bashkëpunëtorët. Rezultati përfundimtar është i dukshëm, flamuri ukrainas do të jetë në të gjitha qytetet dhe fshatrat tona. Është vetëm çështje kohe.

 

Edhe komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka deklaruar se ardhja në kohë e artilerisë me rreze më të gjatë si sistemi amerikan HIMARS, po ndihmojnë ushtrinë  dhe se Ukraina është hedhur në kundërofensivë në disa qytete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *