Ministria e mbrojtjes e Ukrainës nuk ka informacion për ndonjë dorëzim nga ushtarët ukrainas në Mariupol.

 

Keshtu iu tha gazetareve zëdhënësi i ministrisë duke iu referuar lajmit të shpërndare nga ministria ruse e mbrojtjes se 1026 marinsa u dorëzuan në qytetin port ukrainas

 

Jo vetëm kaq, por sipas autoriteteve ukrainase, në Mariupol, disa njësi të brigadës së 36-të të veçantë të marinsave me emrin e admiralit Mykhailo Bilinsky arritën të bashkohen me regjimentin Azov.

 

Lajmi u bë i ditur në Facebook Oleksiy Arestovych, këshilltar i shefit të Zyrës së Presidentit Zelensky, cituar nga Ukrinform. Brigada e 36-të, sipas asaj që pretendonte Ministria e Mbrojtjes ruse, do të ishte dorëzuar në qytetin port para ushtarëve të Moskës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *