Situata në lindje të Ukrainës vijon të jetë e tensionuar për shkak të bombardimeve.

 

Sipas separatistëve rusë, gjatë natës janë dëgjuar më shumë se 114 shpërthime e janë shkatërruar më shumë se 29 ndërtesa. Pas shpërthimeve rreth 30 mijë qytetarë janë larguar nga shtëpitë e tyre drejt Rusisë, ndërsa frika për një luftë të mundshme është në rritje .

 

Sipas mediave ruse, ushtarët dhe tanket kanë mbërritur në Donbas dhe Donetsk. Por zyrtarët e Britanisë së Madhe pretendojnë se nuk ka prova të mjaftueshme  që Rusia i ka dërguar trupat në Ukrainën Lindore.

 

Ministria e Jashtme në Ukrainë iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve ukrainas që jetojnë në Rusi të largohen. “Qytetarët e Ukrainës të përmbahen nga çdo udhëtim në Federatën Ruse dhe ata që janë në këtë vend të largohen menjëherë nga territori i saj.” – thuhet në njoftim.

 

Në të njëjtën kohë, Ukraina ka filluar të rekrutojë në ushtri anëtarë të forcave të saj të mbrojtjes rezervë të moshës 18-60 vjeç, pas një dekreti të Presidentit Volodymyr Zelensky. Ushtria tha se periudha maksimale e shërbimit do të jetë një vit dhe rekrutët me aftësi profesionale, do të dërgohen në njësitë e specializuara.

Ata që refuzojnë, mund të përballen me “përgjegjësi penale”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *