Ukraina nuk do të lejojë burra rusë të moshës 16-60 vjeç në vend pas vendosjes së ligjit ushtarak.
Sipas BBC, Kievi do të bëj përjashtime vetëm për “raste humanitare” siç janë funeralet.
Ndërsa Rusia ka bërë me dije se nuk po planifikon masa kundërpërgjigjeje.
Ligji ushtarak është vendosur në 10 rajone të Ukrainës deri më 26 dhjetor.
Masa erdhi mes frikës nga një pushtim rus pasi forcat ruse pushtuan tre anije ukrainase dhe 24 marinarë në Detin e Zi të dielën e kaluar.
Ukraina tha se incidenti ishte një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare, ndërsa Rusia thotë se anijet kishin shkelur ujërat territoriale.
Kjo është përplasja më e rrezikshme në det që nga Krimeja kur Rusia aneksoi gadishullin ukrainas në mars të vitit 2014.