Autoritetet ukrainase kërkuan hetim për krime lufte, pas publikimit të një videoje në mediat sociale, e cila dukej se tregonte forcat ruse duke vrarë një të burgosur lufte ukrainas.

 

“Gjuajtja e një ushtaraku të kapur ukrainas është një shkelje e Konventave të Gjenevës”, shkroi në Telegram Dmytro Lubinets, komisionari për të drejtat e njeriut në parlamentin ukrainas.

 

Videoja tregonte një ushtar ukrainas të paidentifikuar, i cili u qëllua për vdekje me armë automatike pasi tha: “Lavdi Ukrainës”.

 

Sipas Konventave të Gjenevës, të vitit 1949, të cilat i kanë nënshkruar Rusia dhe Ukraina, tortura, shkaktimi i qëllimshëm i plagëve, vrasja e të burgosurve të luftës, shënjestrimi i qëllimshëm i popullatës civile dhe shkatërrimi i pronës pa pasur nevoja ushtarake, konsideron si krime lufte.

 

Edhe më herët Ukraina ka akuzuar Rusinë për keqtrajtimin dhe vrasjen e të burgosurve të luftës.

 

Ndërsa Kievi ka nisur hetime për krime të dyshuara të luftës, prej nisjes së saj më 24 shkurt të vitit të kaluar./rel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *