E diel, 20 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:55 Në vijim ora 01:55: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ukraina: Kemi marrë kontrollin e një fshati pranë Bakhmutit

Ushtria e Ukrainës tha të premten se ka rimarrë kontrollin e fshatit Andriivka, rreth 10 kilometra në jug të qytetit Bakhmut të pushtuar nga Rusia, pas luftimeve intensive me trupat ruse.

 

Çlirimi i këtij fshati do të përbënte një fitore tjetër në kundërofensivën e Kievit që synon rimarrjen e territorit të kontrolluar nga Moska.

 

Reklamë

Autoritetet ruse nuk kanë konfirmuar ose komentuar lidhur me njoftimin.

 

Po të premten, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë konfirmoi se një sulm me raketa që kishte në shënjestër qendrën detare të flotës ruse në Detin e Zi në Krime në fillim të kësaj jave mund të ketë dëmtuar rëndë pjesë të këtij objekti.

 

Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pritet të vizitojë Uashingtonin javën e ardhshme, ndërsa Kongresi po vazhdon debatet për një ndihmë të re prej 21 miliardë dollarësh për Ukrainën. Zoti Zelenskyy pritet të takohet me Presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë pas Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork./voa

Vazhdo të lexosh

Reklamë