E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ukraina godet Rusinë me 75 dorë, një i vdekur! Anulohen dhjetëra fluturime

Ukraina nisi një sulm me të paktën 75 dronë në Rusi të enjten, duke shkaktuar zjarr në një zonë industriale në qytetin jugor të Volgogradit.

Sipas autoriteteve një person u vra, ndërsa dhjetëra fluturime në të gjithë venbdin u anuluan.

Reklamë

Për muaj të tërë, Ukraina ka goditur rafineritë ruse të naftës, objektet e magazinimit dhe tubacionet në një përpjekje për të dëmtuar ekonominë ruse ndërsa forcat ruse përparojnë në Ukrainën lindore.

Guvernatori i Volgogradit, Andrei Boharov, tha se një burrë 48-vjeçar u vra dhe një zjarr shpërtheu në një zonë industriale në lagjen Krasnoarmeysk të qytetit, e cila njihej dikur si Stalingrad.

Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se 75 dronë ukrainas u rrëzuan gjatë natës, 49 prej të cilëve ishin në rajonin e Volgogradit. Mediat ruse raportuan se 13 aeroporte në të gjithë Rusinë kishin ndaluar fluturimet për shkak të sulmit me dron.

Rusia njoftoi të mërkurën se forcat e saj po përparonin në veri drejt Pokrovsk, duke synuar të kapnin plotësisht qytetin ukrainas.

Ushtria ruse thotë se tani kontrollon më shumë se 19 përqind të Ukrainës, ose rreth 116,000 kilometra katrorë (44,800 milje katrorë).

Vazhdo të lexosh

Reklamë