Ushtria ukrainase ka vënë në shënjestër një baze të rusëve dhe  ka vrarë 52 ushtarë, ndërsa është shkatërruar edhe një depo municioni në Kherson. Edhe Moska e ka konfirmuar lajmin, por duke pretenduar se bëhet fjalë vetëm për 7 viktima.

Ukraina ditët e fundit ka filluar një kundërofensivë në rajonin e Khersonit.  Në shënjestër të bombardimeve kanë qenë bazat e ushtrisë ruse.

Nga ana tjetër, forcat ruse kanë ndërmarrë një seri sulmesh me raketa mëngjesin e kësaj të marte në qytetin Mykolaiv.

Ndërsa nga sulmi i një dite më parë, në një kompleks banimi në Donjeck numri i viktimave është rritur në 34.

Pasi mori Luhanskun, Rusia ka shtuar sulmet edhe në Donjeck për të marrë kontrollin e plotë të rajonit të Donbasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *