Mungesa e ushqimit në Ukrainë po përhapet për shkak të anijeve luftarake ruse që bllokojnë portet e Ukrainës dhe tregtinë në Detin e Zi, tha zëvendësministri ukrainas i Ekonomisë, Taras Kachka.
Në një postim në rrjetet sociale, Kachka iu referua një deklarate të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres se një e pesta e popullsisë së botës do të përjetojë uri për shkak të luftës në Ukrainë.
Ai tha se anijet ruse po e pengojnë Ukrainën të eksportojë misër, grurë dhe vaj vegjetal.
“Po të mos ishte Rusia, Afrika dhe Lindja e Mesme nuk do të duhej të mendonin se ku të gjenin më shumë para për të blerë grurë”, tha ai.