E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sërish të burgosurit

Rusia dhe Ukraina kanë njoftuar se kanë kryer një shkëmbim të ri të të burgosurve të luftës, gjatë të cilit u liruan dymbëdhjetë ukrainas dhe nëntë rusë.

 

“Një tjetër shkëmbim i robërve të luftës. Ne arritëm lirimin e dymbëdhjetë (ukrainasve). Ushtarët tanë, të cilët mbronin Mariupolin, Çernobilin (centralin bërthamor) dhe ishullin e Gjarprit, po kthehen në shtëpi”, tha në Twitter shefi i shtabit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, më 26 nëntor.

 

Reklamë

 

Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se nëntë rusët e kapur ishin liruar “si rezultat i procesit të negociatave”.

 

Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në muajin shkurt, Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer disa herë të burgosurit e luftës./rel

Vazhdo të lexosh

Reklamë