E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ukraina: Armëpushimi i Putin për Krishtlindjen Ortodokse, manovër hipokrite

HOSTOMEL, UKRAINE - APRIL 08: Ukrainian soldier waves Ukrainian national flag while standing on top of an armoured personnel carrier (APC) on April 8, 2022 in Hostomel, Ukraine. After more than five weeks of war, Russia appears to have abandoned its goal of encircling the Ukrainian capital. However, Ukraine expects a renewed fight in the east and south. (Photo by Alexey Furman/Getty Images)

Urdhri i presidenti rus Vladimir Putin për një armëpushim 36 orësh me rastin e Krishtlindjes Ortodokse është refuzuar nga Kievi.

 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se urdhri për armëpushim është taktikë e Moskës për të dërguar më shumë trupa dhe pajisje në Donbas.

 

Reklamë

VOLODYMYR ZELENSKY

PRESIDENTI UKRAINAS

Ata tani duan të përdorin Krishtlindjet si pretekst, qoftë edhe për pak kohë, për të ndaluar përparimin e njerëzve tanë në Donbas dhe për të sjellë pajisje, municione dhe trupa e tyre aty. Është një taktikë për të ndaluar humbjet e tyre deri me sot. E gjithë bota e di se si Kremlini përdor ndërprerjet në luftë për të vazhduar luftën me forcë të re.

 

Presidenti i Ukrainës theksoi se lufta do të përfundojë vetëm kur ushtarët rusë të largohen ose dëbohen.

 

Urdhri i Putinit nuk është pritur me entuziazmin e duhur as në Perëndim. Presidenti amerikan Joe Biden tha se presidenti rus ka nevojë për një pushim dhe për këtë arsye ai propozoi një armëpushim për Krishtlindje.

 

Ndërsa presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e quajti urdhrin hipokrizi, të rremë dhe po aq grotesk sa referendumet false në rajonet e pushtuara.

 

Ai shkroi në Twitter se tërheqja e trupave ruse është alternativa e vetme serioze për të rivendosur paqen dhe sigurinë.

 

Ndërkohë mediat ruse kanë raportuar se nga sot armëpushimi i urdhëruar nga Kremlini ka hyrë zyrtarisht në fuqi dhe ai do të zbatohet derisa pala ukrainase nuk sulmon.

Vazhdo të lexosh

Reklamë