E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

“Ujqërit” kafshojnë Liverpool, skuadra e Klopp ikën nga FA CUP

Liverpool po kalon një moment “jo” të sezonit dhe këtë e dëshmojnë edhe dy humbjet e fundit.

 

 

Pas disfatës ndaj Manchester City në kampionat, “të kuqte” dolën jashtë edhe nga FA CUP.

Reklamë

 


Skuadra e Klopp u mund 2 me 1 nga Wolverhampton, rezultat vërtet I pabesueshëm.

 

 

“Ujqërit” kaluan në avantazh në minutën e 37 me anë të Raul Jimenez I cili shfrytëzoi një gabim të James Milner.

 

 

 

Në startin e pjesës së dytë ishte Divock Origi I cili realizoi golin e barazimit për Liverpool.

 

 

E megjithatë Ëolves iu rikthye avantazhit në minutën e 55 me anë të Ruben Neves.

 

 

Pavarësisht futjes në fushë të Firminos dhe  Salah, rezultati nuk ndryshoi dhe Liverpool doli jashtë kupës së federatës që në muajin janar.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë