Prokuroria e Krujës nisi hetimet mbi helmimin e afro 500 qytetarëve në Krujë nga konsumimi i ujit të pijshëm.

 

Dosja është regjistruar pranë organit të akuzës dhe po hetohet për ndotje të ujërave me pasojë shëndetin e qytetarëve. Hetuesit mblodhën provat për të zbuluar se çfarë e shkaktoi prezencën e theksuar te amoniakut ne depozitat e ujit.

 

Burime për Vizion Plus pohuan se një nga pistat e hetimit lidhet me parcelat me kanabis që mund të jenë në Malësinë e Krujës, ku trafikantët mund të kenë ndërhyrë në rrjet duke shkaktuar dëmtime e për pasojë edhe ndotjen e tubacioneve.

 

Një tjetër pistë është ajo e ndotjes nga bagëtitë. Kjo pasi në afërsi të ujësjellësit, ndodhet një stan. Prokuroria dyshon se pas reshjeve të shiut mundet që papastërtitë e stanit të kenë ndotur ujin e pijshëm duke helmuar qindra qytetarë.

 

Dyshimet shtohen pasi edhe tre muaj më parë, shumë njerëz janë paraqitur në spital me të njëjtat shqetësime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *