E premte, 6 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Video · Vendi

Uji mbulon edhe Torovicën

Rreth 600 hektarë toke në Njësinë Administrative Balldre në Lezhë janë nen ujë.

 

Dëmet më të mëdha janë në Torovicë. Përballë kësaj situate fermerët duket se janë të dorëzuar. Fatmir Pasha është një nga banorët e zonës. Ai tregon se përmbytjet, ndryshe nga vite me parë, sot janë kritike.

 

Reklamë

Specialistët thonë se fusha e Torovicës ka pësuar ndryshime si pasoje e përbërjes se tokës, që prej vitit 1971 kur është ndërtuar hidrovori. Kjo gjendje ka nxjerrë jashtë funksionit atë, pasi nuk tërheq dot ujin. Zgjidhja e vetme mbetet ndërtimi i një hidrovori të ri, kostoja e të cilit sipas projektit të hartuar, shkon në rreth 3.5 mln euro.

 

Bashkia e Lezhës sqaron se janë hapur një pjesë e mire e kanaleve të dyta dhe të treta, rreth 110 km linear, gjë e cila sipas specialistëve ka frenuar disi përmbytjet masive.

 

Fermerët në këtë zonë krahas përmbytjeve duhet të përballen edhe me problemet ne infrastrukturën rrugore. Segmenti që lidh këtë zonën me rreth 5 mijë banorë me Lezhën është i shkatërruar tërësisht.

Më shumë video

Reklamë