Subscribe

Edhe pse reshjet e shiut janë ndërprerë, shumë zona në qarkun e Lezhës vijojnë të jenë të përmbytura.

 

 

 

Në njësinë administrative Balldren rreth 200 hektarë tokë bujqësore vijojnë të jenë nën ujë. Problemet më të mëdha në këtë zonë janë në fshatin Torovicë dhe Tale.

 

 

 

Ndërkohë në hidrovorin e Balldrenit dhe atë të Talës kuotat janë në maksimum.

 

 

 

Situatë më e qetë paraqitet në Kurbin, aty ku niveli i ujit ka pësuar tërheqje. Por pavarësisht kësaj, disa familje vijojnë të jenë të izoluara. Banorët thonë se nga përmbytjet kanë humbur një pjesë të madhe të bazës ushqimore të bagëtive.

 

 

 

Edhe në fshatin Murqinë të Krujës të gjitha të mbjellat janë nën ujë.

 

 

 

Ndërkohë në jug, prurjet e lumit Vjosa janë pakësuar duke sjellë një përmirësim të situatës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *