E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Uji e balta vërshuan në shtëpitë e tyre/ 5 të vdekur në Greqi

Është rënduar bilanci i viktimave pas përmbytjeve që përfshinë Greqinë qendrore këtë të dielë. 5 persona kane humbur jeten pasi uji dhe balta kanë vërshuar në banesat e tyre.

Autoritetet konfirmojnë se mes viktimave ishte edhe një foshnjë 8 muajsh ndërsa  ekipet e kërkim shpëtimit po vijojnë punën pasi dy persona konsiderohen të zhdukur.

Reklamë

Banesat në ishullin Evia dhe në disa fshatra përreth thuajse janë rrënuar pasi reshjet e dendura kanë shkaktuar daljen e lumenjve nga shtrati.

Disa persona kanë mundur të shpëtojnë pasi kanë qëndruar mbi pemë dhe mbi catitë e shtëpive, derisa kanë mbërritur forcat e emergjencës. Ata u evakuuan me helikopter.

Vazhdo të lexosh

Reklamë