Ilir Paja i njohur me pseudonimin “UFO” nuk do të ekstradohet drejt Italisë. Përmes këtij vendimi tashmë ai do ta vuajë dënimin prej 25 vitesh për krimin e kryer në vendin fqinj, në Shqipëri.

 

Ilir Paja është dënuar nga Gjykata e Milanos për vrasje dhe rrëmbim personi.

 

“UFO” u njoh me këtë nofkë pas 2 arratisjeve të  suksesshme nga burgu i sigurisë së lartë në Itali.

 

Edhe në Shqipëri ai është dënuar për vrasjen e një polici, të cilin e mori përpara me makinë. “UFO” është një nga personat e dënuar në shqipëri që fitoi lirinë me kusht me vendim të gjyqtares Enkeleda Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *