Uellsi dhe Belgjika përballen sonte ne Lile ne takimin e dyte çerekfinale te Euro 2016 ne përpjekje per te prere nje bilete per ne gjysmëfinale, aty ku tashme i pret Portugalia. Nje mbrëmje magjike per Gareth Bale dhe shokët e tij, te cilët ne pjesëmarrjen e tyre te pare ne histori ne një faze finale te evropianit, kërkojnë te befasojnë akoma. Ne kampin kundërshtar “djajtë e kuq” te trajnerit Vilmots kërkojnë te kthehen mes 4 me te mirëve te Evropës pas 36 vjetësh edhe pse do te kenë nje mbrëmje te vështire te ndikuar nga dëmtimet dhe s’kualifikimet. Te dy ekipet erdhën ne këtë faze ne mënyra te ndryshme. Uellsi e mbylli Grupin B ne vend te pare duke lëne prapa Anglinë, ndërsa përballë Belgjikës ka edhe statistika ne eliminatore ne favor ku ka arritur t’i rrëmbeje nje fitore dhe një barazim. Belgjika edhe pse vjen ne rolin e favoritit ka probleme ne mbrojtje ku Vermaelen është i s’kualifikuar ndërsa Vertongen i dëmtuar. Ndërkohe edhe ylli i skuadrës Hazard, nuk është ne formën e tij me te mire pasi vjen nga një problem muskulor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *