Uellsi vazhdon ëndrrën, duke mposhtur 3-1 Belgjikën dhe duke përcaktuar nje sfide ne gjysmëfinale me Portugalinë. Belget kaluan te paret ne avantazh me nje super fol te Naingolan, por nuk arritën ta ruanin ate. Ne pjesën e pare ishte Willliams qe shënoi golin e barazimit per Uellsin, pas nje goditje këndi te ekzekutuar nga Ramsi. Ne 45 minutat e dyta, presioni i vazhdueshëm i uellsianeve u shpërblye me golin e avantazhit te realizuar nga Robson Kanu, ku serish Ramsi u be protagonist. Ndërsa Sem Vokws, i hedhur ne loje ne pjese e dyte vulosi gjithçka per ekipin e trajnerit Koleman, duke shënuar edhe nje gol te trete. Humbja me e madhe per uellsianet është mungesa e gjysmëfinales me Portugalinë e protagonistit kryesor te ndeshjes Aron Ramsi, i skualifikuar per kartona. Megjithatë përplasja e dy superyjeve te Realit, Ronaldo e Bejl pritet te ndeze edhe me tej ketë sfide ne Euro 2014. Është hera e pare qe Uellsi kalon ne gjysmëfinalen e nje turne te tille, pasi arritja me e madhe ishte shënuar ne vitin 1958 me çerekfinalet e Botërorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *