E shtunë, 26 Shtator 2026 Film TV deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Uefa zgjedh formacionin më të mirë të Europianit deri tani

Pas fazës e grupeve , Uefa ka publikuar edhe formacionin me të mirë deri më tani, për këtë Euro 2020.

 

Qeveria e futbollit  beri publik 11 më të mirët e këtij europiani nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ku theskooi se vlerësimi është bërë vetëm në baze të 3 ndeshjeve të fazës se grupeve.

 

Kështu me skemën 3-4-3 , Uefa ka caktuar në Porte gardianin e Italise Donnarumma, i cili nuk ka pësuar ende golin e pare në këtë europian .

Treshja e mbrojtjes është nje mur i pakapërcyeshëm me Damfris e Holandës , Laporte e Spanjës dhe Munir i Belgjikës.

 

Përpara tyre rreshtohet katërshja e mesfushës ku me sy bie edhe shqiptari qe luan për Zvicrën Xherdan Shaqiri. Krahë tij kemi Frosberg e Suedis, Vajnaldum e Holandë dhe një nga me të mirët e Ukrainës si Jarmolenko.

 

Sulmi ka emra të frikshëm  me treshen Depaj, Ronaldo dhe Patrik Shik.

Deri me tani kombëtarja holandeze sipas UEFA-s është skuadra me paraqitjen më të mirë duke renditur 3 lojtare te saj në krye te me mirëve.

Vazhdo të lexosh